Brendi i çajrave Pianta Organic është lansuar në vitin 2021 nën menaxhimin e kompanisë A – D – E Group.
A – D – E Group është kompani e cila merret me kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike që nga viti 2017, nën menaxhimin e së cilës kryhen të gjitha proceset e prodhimit të çajrave Pianta Organic; nga mbjellja e fidaneve dhe përkujdesja, deri te trapiantimi i tyre në parcelat tona. Në këto procese hyjnë edhe tharja, përpunimi primar dhe sekondar i produkteve, dhe ndarja e tyre në përmasa të ndryshme.
Me rreth 13 lloje të çajrave të cilët janë të çertifikuar BIO, përveç shijeve të ndryshme, Pianta Organic ofron zgjedhje edhe në format e paketimeve. Çajrat mund të konsumohen në formë filteri apo refuz.
Kompania zotëron çertifikatat Bio dhe HACCP.