Ҫaj Kamomili
Çaji i kamomilit vjen nga lulja me emër të njëjtë, e cila ka aftësi qetësuese dhe nxitëse të gjumit.
Përveç që përman shumë antioksidantë, lulja e kamomilit shquhet si luftues i inflamacionit dhe ulçerës. Kamomili ka edhe shumë efekte pozitive në ndalimin e rritjes së qelizave kanceroze, gjë që besohet të jetë shkak i antioksidantëve të quajtur apigenin.
Çaji i kamomilit:
- Lufton pagjumësinë
- Vepron si qetësues
- Ngritë imunitetin
- Lehtëson dhembjet menstruale
- Stabilizon tensionin
- Mirëmbanë lëkurën
- Ka efekte pozitive në ndalimin e qelizave kanceroze