Ҫaj Lule Shtogu
E njohur si një nga bimët më të lashta shëruese në tokë, lulja e shtogut është një ndër bimët më të përdorura në mjekësi edhe në ditët e sotme. Në mjekësi njihet me emrin Sambucus Nigra dhe nëse konsumohet rregullisht, ndikon në parandalimin dhe lehtësimin e shumë problemeve shëndetësore.
Çaji i lules së shtogut:
- Lehtëson ftohjen dhe gripin
- Lufton infeksionet në sinuse
- Lufton inflamacionet
- Lehtëson alergjitë
- Ndihmon pastrimin dhe ripërtëritjen e gjakut
- Lehtëson dhembjet e kokës
- Ulë sheqerin në gjak
- Është diuretik natyral
- Mban lëkurën të shëndetshme